Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri Takim me krerët e partive, përjashtohen dy ekstremistët

Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të emërojë këtë të premte një kryeministër të ri, pas dorëheqjes së Sébastien Lecornu-së.

Shefi i Elizesë ka ftuar në zyrën e tij krerët e partive parlamentare, me përjashtim të ekstremeve të majtë dhe të djathtë që kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja.

Mbizotëron ideja se ministrat në qeverinë e re nuk do të kenë profil politik, por do të jenë ekspertë të fushave, teksa problemi kryesor është reduktimi drastik i shpenzimeve buxhetore.