Masa të rrepta sigurie në Leskovc, stadiumi ku stërvitet ekipi Kombëtar i rrethuar nga forca të shumta policie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2025, 18:08
Kombëtarja shqiptare ka kryer stërvitjen e saj të fundit përpara duelit më të rëndësishëm të kualifikueseve të Botërorit 2026, atë me Serbinë.
Seanca stërvitore është kryer në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet dhe sfida mbrëmjen e nesërme.
Stadiumi është i rrethuar nga forca të shumta policore, të cilat do të shoqërojnë skuadrën nga fusha për në hotelin në Nish.
Sfida starton në orën 20:45 të shtunën dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
