220 inspektorë për të mbuluar 352 mijë fermerë/ Pilku: Duhen mekanizma efektivë për fermerët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 19:45
Eksperti i bujqësisë Ilir Pilku ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga Sonila Musai, ku foli për sigurinë ushqimore dhe sfidat në sektorin bujqësor në Shqipëri.
Pilku theksoi se Agjencia Kombëtare e Ushqimit (AKU) ka vetëm 220 inspektorë numër që sipas tij është i pamjaftueshëm për të mbuluar një numër total prej 352 mijë fermerëve në vend.
Ai theksoi nevojën për të krijuar mekanizma më efikasë, duke përfshirë teknologji informative dhe media, që të mundësojnë përhapjen e informacionit drejt fermerëve të thjeshtë në mënyrë më të shpejtë dhe më efektive.
