Çeku: Punonjësit e inspektoratit mostrat i marrin me termus

Gazetarja investigative Alketa Çeku, e ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News, të moderuar nga Sonila Musai, ka denoncuar praktika shqetësuese në procesin e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Në fjalën e saj, Çeku tha se cfarë i ka thënë një përfaqësues i një biznesi rreth procedurave të marrjes së mostrave, ku punonjësit e inspektoratit përdorin një termus për transportin e mostrave duke kritikuar mungesën e organizimit dhe kushteve të përshtatshme për kontrollet ushqimore.