FOTOT/ Pritet në mesnatë pemët te “Komuna e Parisit”, krim mjedisor apo do “mbijnë” kulla?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 13:12
Teksa Tirana vuan nga mungesa e gjelbërimit, kasaphana mjedisore vijon të ndodhë para syve të të gjithëve çdo ditë.
Një situatë shqetësuese është denoncuar këtë të enjte në redaksinë e “Ora News”, ku qytetarë denoncojnë prerjen e pemëve në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
“Pemët janë prerë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme”, sqarohet në denoncimin qytetar.

Por ajo që nuk dihet dhe është e paqartë për banorët është fakti se nuk dihet nëse ky është një krim mjedisor, apo në vend të pemëve do të “mbijnë kulla”.
