Gara për Kreun e ri të SPAK/ Zyrtarizohen kandidatët, kush janë katër prokurorët që shprehën interes (EMRAT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2025, 16:22
Janë zyrtarizuar emrat e katër prokurorëve kandidatë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Njoftimi zyrtar:
Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK.
Tiranë, 9 tetor 2025 – Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:
* Klodian Braho
* Elvin Gokaj
* Doloreza Musabelliu
* Adnan Xholi
