AKU bllokon vetëm 25 kg nga 7300 pjeshkë me pesticide, pjesa tjetër u konsumua
Gazetarja investigative Alketa Çeku ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në Shqipëri gjatë intervistës së saj në emisionin “Epiqendër” në Ora Neës, moderuar nga Sonila Musai.
Në fjalën e saj, Çeku kritikoi ashpër institucionet shtetërore për mungesën e veprimit konkret në mbrojtje të konsumatorit shqiptar. “Shteti ka 30 vite që vetëm planifikon, nuk po bën gjë.
Ndërkohë ne vazhdojmë të konsumojmë gjëra që nuk duhet t’i konsumojmë,” u shpreh Çeku. Ajo solli një rast konkret për të ilustruar mungesën e kontrollit dhe reagimit në kohë nga autoritetet.
Sipas saj, 7,325 kg pjeshkë të importuara nga Greqia përmbanin një pesticid të ndaluar nga Bashkimi Europian.
Pavarësisht kësaj, ato u futën në tregun shqiptar dhe u konsumuan nga qytetarët. “Subjekti i ka sjellë në Shqipëri, dhe nga 7,325 kg, janë konsumuar 7,300.
AKU thotë: Unë analizat ia kam marrë me datë 11, por më dolën më 19. Dhe çfarë bllokon? Vetëm 25 kg,” tha Çeku, duke e konsideruar situatën absurde dhe alarmante.
