SERISË A I KA RËNË SHKËLQIMI! Marotta: Gati për shembjen e San Siros! Modriç po shkëlqen, por në Itali vijnë yje në rënie

President i Interit vlerëson Modriç për lojën te Milan por shprehet se tashmë serisë a po i bie shkëlqimi. Madje ai shton se në itali po vijnë vetëm yje në rënie, larg kampionatit spanjoll apo anglez. Sa i përket San Siros ai theksoi se stadium do te jetë tejet modern por edhe miqësor me mjedisin

Në prezantimin e librit “Futbolli i së ardhmes mes  inteligjencës artificial dhe aksioneve të qëndrueshme” të gazetarit Stefano Boldrini, presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për projektin e stadiumit të ri dhe për sfidat e futbollit italian.

Sipas tij ekipi ka arritur një moment të rëndësishëm që e lejon të ndërtojë një stadium të ri, modern dhe të qëndrueshëm.

“Do të jetë një strukturë që respekton qytetarët, etikën dhe mjedisin. Aktualisht jemi në fazë burokratike, por në nëntor do të kryejmë blerjen e San Siros dhe të zonave përreth. Më pas do të nisë faza projektuale”, – deklaroi ai.

Në të njëjtin aktivitet, Marotta u ndal edhe te ndikimi i Luka Modric, i cili, në moshën 40-vjeçare, po shkëlqen në Serie A.

“Nuk është shqetësuese, përkundrazi, Modric është një shembull për fëmijët që duan të ndjekin rrugën e tij. Por realisht futbolli ynë është në rënie. Nuk jemi më Eldorado i viteve 2000; sot kampionët vijnë në fund të karrierës dhe klubet tona jetojnë me plusvalenca për të mbajtur bilancet në ekuilibër”, – tha Marotta, duke theksuar edhe diferencat në të ardhurat nga të drejtat televizive krahasuar me Spanjën e Anglinë.

Sa i përket ndeshjes Milan–Como, që do të luhet në Perth të Australisë, Marotta e quajti një zgjedhje të detyruar nga punimet që do të mbyllin përkohësisht San Siron:

“Është një eksperiment që do të shërbejë për të vlerësuar efektet ekonomike, edhe pse, nga ana etike, është për të ardhur keq që një ndeshje e rëndësishme i hiqet tifozëve”, tha ai në komentin mbi vendimin historik