FOTO-LAJMI/ “Tradhëtoi” Shqipërinë për Zvicrën, ish-mbrojtësi kuqezi shfaqet me uniformën e re!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2025, 08:58
Futbollisti Ardian Bajrami ka bërë një shkëputje të plotë nga Kombëtarja shqiptare, duke i dhënë fund çdo lidhjeje me të kaluarën kuqezi.
Mbrojtësi ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën dhe është bashkuar zyrtarisht me përfaqësuesen helvete.
Ditën e sotme, ai ka marrë pjesë në stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit Murat Yakin dhe ka publikuar menjëherë foto nga ky moment në rrjetet sociale, ku shkruan: “Dita e parë”.
Në profilin e tij, nuk gjendet më asnjë gjurmë e periudhës me Shqipërinë, as foto e as kujtime me kuqezinjtë. Ky veprim i Bajramit jep një mesazh të qartë: për të, Shqipëria nuk ka ekzistuar.

