Nëna e Yamalit do të organizojë një darkë në Londër: Biletat kushtojnë deri në 800 euro

 Sheila Ebana, nëna e Lamine Yamal, talentit të ri të Barcelonës dhe ekipit kombëtar spanjol, ka vendosur ta transformojë imazhin e saj në një markë të vërtetë.

Gruaja, me origjinë nga Guinea Ekuatoriale, ka njoftuar organizimin e një darke ekskluzive që do të mbahet më 7 nëntor në Hotel Nobu në Portman Square, një nga adresat më prestigjioze të Londrës.

Eventi, i cilësuar si një përvojë luksoze, nuk do ta përfshijë djalin e saj futbollist, i cili luan për Barçën. Pavarësisht kësaj, iniciativa ka tërhequr tashmë vëmendjen e medias dhe tifozëve, duke ngjallur kuriozitet dhe polemika. Kostot e ngjarjes…

Hyrja në mbrëmje do të jetë e rezervuar për ata që janë të gatshëm të paguajnë një çmim minimal bilete prej 150 eurosh, që përfshin një menu me tre pjata dhe një koktej mirëseardhjeje.

Për ata që kërkojnë trajtim të privilegjuar, janë në dispozicion paketa VIP, që kushtojnë deri në 800 euro, duke përfshirë një bar të hapur, një tavolinë të rezervuar dhe mundësinë për të bërë një selfie me vetë Ebanën.

Një nënë-menaxhere gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes

Sheila Ebana nuk është e panjohur me sipërmarrjet mediatike. Vitet e fundit, ajo ka marrë një rol qendror në menaxhimin e imazhit të djalit të saj, i cili konsiderohet si një nga talentet më premtuese në futbollin botëror.

Lamine Yamal, i lindur në vitin 2007, është një sulmues krahu me ritëm dhe teknikë të shkëlqyer, një titullar i rregullt për Barcelonën dhe një lojtar kyç për Spanjën edhe pse është në moshën 18 vjeç.

Nëna kishte organizuar tashmë festën e diskutueshme të ditëlindjes së 18-të të të birit, ku ajo punësoi një trupë liliputësh për të argëtuar të ftuarit.

Ajo gjithashtu bëri publike lidhjen e Yamal me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole (emri skenik Nicole Denise Cucco), një artiste urbane pop, e ndjekur gjerësisht në Amerikën Latine dhe Spanjë.

Nëna e Yamalit do të organizojë një darkë në