KANE QËNDRON NË MYNIH! Sulmuesi vendos të mos largohet nga Bayern, kontrata në fuqi
Sulmuesi Harry Kane nuk e shikon si urgjencë kalimin në Premier League. Duke konfirmuar vazhdimin e kontratës me Bayern Mynih, ai thekson angazhimin në kampionat por dhe sfidat ndërkombëtare
E ardhmja e Harry Kane duket se do të jetë ende në Mynih. Ndërsa kërkon të sigurojë kualifikimin me Anglinë për Kampionatin Botëror 2026, sulmuesi britanik ka deklaruar se është i gatshëm të qëndrojë më gjatë te Bayern Munich, duke e quajtur kthimin në Premier League “jo më një urgjencë”.
Kapiteni i kombëtares angleze ka kontratë deri në vitin 2027, por një klauzolë lirimi prej 56.7 milionë stërlinash, e vlefshme në fund të sezonit, kishte nxitur spekulime për një rikthim në Angli.
Trajneri i Tottenhamit, Thomas Frank, kishte thënë se dera do të ishte gjithmonë e hapur për të, por sot kjo mundësi duket larg.
“Tani mund të mendoj të qëndroj më gjatë këtu. Nuk kam folur ende me klubin, por jam i hapur për bisedime. Më pëlqen trajneri, atmosfera dhe mënyra si po përmirësohemi. Nuk ka arsye për nxitim,” – tha Kane, duke shtuar se ndjehet i lumtur në Gjermani.
32-vjeçari, që sezonin e kaluar fitoi Bundesligën, ka shënuar 19 gola në këtë fillim sezoni mes klubit dhe kombëtares. Por ai e di se për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë, duhet të fitojë Champions League-n me Bayernin ose Botërorin me Anglinë verën e ardhshme.
“Do të më pëlqente shumë të fitoja Topin e Artë, por ky është trofe që shkon te ai që udhëheq ekipin drejt fitores së madhe – Champions ose Botëror. Duhet një sezon perfekt,” – theksoi Kane që duket se tashmë është i
Qetë dhe i fokusuar te suksesi me Bayern Munich dhe në sfidat që e presin në vitin e ardhshëm.

