Gara për bashkinë e Tiranës/ Haxhimali: Qyteti ka nevojë për një model të ri të menaxhimit
Drejtori i Institutit për bashkitë, Agron Haxhimali në një intervistë në Ora News u shpreh se Tirana ka nevojë për një model të ri të menaxhimit të qytetit.
Haxhimali: Ka disa arsye. E para që mendoj se Tirana ka nevojë për një model të ri të menaxhimit të qytetit.
Për një model që ti largohet politikës dhe propagandës.
Për një model dhe një menaxher qyteti që punon me qytetarët, për interesat e qytetit.
Bashkia që kemi sot, tërësisht propagandistike, tërësisht e kriminuar, tërësisht politike.
Nuk meritojnë qytetarët e Tiranës këtë lloj zvarritje.
Nuk meriton kryeqyteti shqiptar që Tirana të bëhet nga mëngjesi në darkë propagandë e zhurmë politike dhe të harrohen interesat e qytetarëve.
Pra mendoj se kam aftësi, eksperiencën timë të gjatë në fushën e qeverisjes vendore.
Të pjesëmarrjes time dhe të angazhimeve të mia në jetën ekonomike apo në angazhimet me qytetarët.
Eksperiencën time në mënyrën se si menaxhohet dhe drejtohet pushteti vendor.
Mendova që të ofroj këtë eksperiencë, këto njohuri, këto kapacitete që Tirana, institucionet e Tiranës, media apo aktorë të tjerë më kanë forcuar, më kanë bërë ky që jam me këtë maturi, me këtë profesionalizëm që kam sot dhe mendoj t’ia rikthej me kontributin tim meqë ishte e hapur kjo garë nga partitë e opozitës për njerëz jo politikë.
