Një javë fushatë/ Celibashi: Gara zyrtare nis në 1 tetor, të shtunën heshtje elektorale

Partitë politike do të kenë një javë kohë për të bërë fushatë për zgjedhjet në gjashtë bashki ndërsa në datën 8 tetor do të ketë heshtje zgjedhore.

Në nisjen e organizimit për votimet e parakohshme Ilirian Celibashi shprehet se KQZ nuk përfshihet në debatin për Tiranën, por zbaton dekretin e presidentit. 

Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi përmes një konference për mediet bëri të ditur nisjen e organizimit të zgjedhjeve në të gjashtë bashkitë.

I pyetur mbi ankimimin e Erion Veliajt dhe regjistrimin e çështjes në gjykatën kushtetuese kryekomisioneri u përgjigj përmes përcaktimeve me ligj.

Po përmes ligjit iu përgjigj dhe krahasimit të procesit me vitin 2019 ku Ilir Meta në atë kohë president dekretoi një herë zgjedhjet në 30 qershor e më tej në tetor, por dekreti i dytë mbeti i pazbatuar.

Partitë sipas celibashit do të kenë një javë kohë.

Edhe listat e zgjedhësve tashmë janë gati në të gjashtë bashkitë.

Në votimet për bashkitë nuk do të ketë pjesëmarrje të diasporës ndërsa do të aplikohet vetëm identifikimi elektronik