Pezullohen lundrimet në Adriatik, anulohen lëvizjet detare Durrës-Bari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 11:41
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari dhe Bari–Durrës janë anuluar.
Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.
Autoriteti Portual Durrës do të vijojë të informojë për çdo ndryshim të orareve të lundrimeve.
