EMRI/ Operacioni i SPAK-ut në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS-së për ...

Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume, është arrestuar gjatë operacionit të SPAK në Durrës.

Mësohet se arrestimi i shtetasit Enea Kume ka ndodhur mëngjesin e sotëm, dhe burimet konfirmojnë se aksioni policor bën fjalë për një çështje të tjetërsimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Ndërkohë mësohet se ka urdher arresti dhe per Aleksandër Llahon dhe persona te tjerë.

Gjithsesi detaje pritet të zbardhen në minutat në vazhdim.