Bora mbulon bjeshkët e Sharrit në Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 12:54
Reshjet e borës kanë mbuluar sot disa vende të Kosovës, veçanërisht bjeshkët e Sharrit, duke krijuar një peizazh të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët e ndryshëm në këto vende.
Disa qytetarë kanë dërguar disa foto me borë në redaksinë tonë nga fshati Shajnë i Dragashit.
Në vendin tonë, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sillen ndërmjet 1 dhe 3 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 7 dhe 12 gradë celsius.
Në Prishtinë, moti është i vranët dhe me reshje shiu. /KosovaPress/
