Xhixho: Shqiptarët sot paguajnë çmime 50% më të larta se evropianët, edhe pse kanë pagat më të ulëta në kontinent
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se shqiptarët sot paguajnë çmime 50% më të larta se europianët, edhe pse kanë pagat më të ulëta në kontinent.
REAGIMI I XHIXHOS
Shqiptarët sot paguajnë çmime 50% më të larta se europianët, edhe pse kanë pagat më të ulëta në kontinent.
Sipas Eurostat, për herë të parë pas 20 vitesh, indeksi i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri e ka kaluar nivelin 100%. Çfarë do të thotë kjo?
Vezët, djathi dhe qumështi shiten me çmime 131% të mesatares së BE-së. Pra, shqiptarët paguajnë me shtrenjtë se italianët, gjermanët e spanjollët.
800 mijë pensionistë nuk përballojnë dot ushqimet bazë. Si mund të mbijetojë një pensionist me 100 euro pension?
Më shumë se 60% e ushqimeve importohen, sepse prodhimi vendas ka rënie dramatike – pasojë e emigrimit, mungesës së mbështetjes për bujqësinë dhe korrupsionit me fondet e BE. Bujqësia subvencionohet 4 herë më pak se në Kosovë, edhe pse kemi dyfishin e tokës bujqësore. Rezultati?
Qeveria mbush arkën e saj me taksa dhe 20% TVSH për shportën si asnjë prej vendeve të rajonit e më gjerë, ndërsa shqiptarët varfërohen çdo ditë e më shumë. Kjo duhet të ndryshoje sa më parë. Ndërkohë që qeveria pasurohet, populli varfërohet populli dhe axhenda e shpopullimit vijon.

