Xhixho: Veliaj sot nuk është në hetim për dosjet që opozita ka çuar në SPAK

Deputetja e PL, Erisa Xhixho e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se opozita ka bërë 44 protesta kundër Erion Veliajt dhe se si forcë politike janë bërë mbi 4 kallëzime ndaj Veliajt në SPAK.

Xhixho: Së pari që të sqarojmë faktin që ndaj zotit Veliajt opozita ka qenë në mënyrë kategorike, ka bërë 44 protesta.

Si forcë politike e kemi denoncuar në SPAK, mbi katër kallëzime.

Për inceneratorin që nuk ekziston dhe në fakt jemi të qartë që Veliaj sot nuk është në hetim për ato dosje që opozita ka çuar në SPAK dhe që në fakt do të ishte e natyrshme që ai të ndiqej penalisht për ato miliona euro dhe për firmat që ka hedhur në ato vendime duke marrë edhe kompetencat e këshillit bashkiak.

Kjo padyshim tregoi edhe një drejtësi me regji dhe selektive të drejtësisë dhe prokurorisë.

Në fillim e mbrojti Veliajn, pastaj në mënyrë të befasishme shpalli shkarkimin e tij në asamblenë e PS.

Kur vendosi Rama, u shkarkua dhe ata këshilltarë në atë mbledhje teatër që kishin mbrojtur me aq zell Veliajn votuan për shkarkimin e tij.