Dekretimi i datës së zgjedhjeve në Tiranë/ Dedaj: Ky veprim i Presidentit mund të çojë vendin në 'ngërç' Kushtetues

Gazetari, Everest Dedaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dekretimi i datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës nga Presidenti Begaj, mund ta çojë vendin në një ngërç Kushtetues.

Dedaj: Ajo që çfarë realisht kalon me koment nga ana jonë por që do duhej të jetë shqetësuese është në pozitën në të cilën është vendosur institucioni i Presidentit.

Dhe në këtë rast flasim për institucionin e Presidentit dhe jo për atë që quhet President Bajram Begaj.

Pasi deri në këto momente ai e ka dëshmuar në vazhdimësi se nuk e ka ngritur institucionin në lartësinë e duhur në mbrojte të Kushtetutës.

Pak kompetenca të cilat fatkeqësisht duhet thënë i kanë mbetur atij institucioni, nuk janë vënë në lëvizje nga ky president.

Nuk ka arritur në asnjë moment që ti japë atij institucioni një seriozitet ose ti japë një pozicion i cili realisht do duhet ti jepet.

Ajo çfarë shoh si shqetësuese nuk shoh në vetvete faktin që dekreton një datë zgjedhjesh.

Shoh shqetësuese faktin që ky veprim i institucionit të Presidentit mund ta çojë vendin në një ngërç kushtetues.