Përflitet si kandidat i opozitës për bashkinë e Tiranës/ Hasimja: S'kam marrë ende një propozim zyrtar

Politologu, Ermal Hasimja, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se e dinte që emri i tij disktuohej si kandidat për bashkinë e Tiranës por biseda nuk kishte shkuar deri tek ideja e propozimit.

Hasimja: E dija që emri diskutohej, flitej por me thënë të vërtetën nuk është se ishte shkuar biseda deri tek ideja e propozimit.

Unë kam miq aty.

Kam Eraldin se e kam mik se e kam pasur edhe student kështu që e kemi diskutuar si ide.

Por me thënë të vërtetën nuk është se e kam marrë ndonjëherë shumë seriozisht sepse është diçka që për nga vetë pesha që ka, nuk është e lehtë ta marrësh si nisëm si ide që ta mendosh veten aty.

Sepse kjo është vetëm pjesa që ti bën se pastaj është gjithë pjesa tjetër e mekanizmit që nuk varet fare nga ty.

E dija që diskutohej dhe që flitej por nuk ështe se e kam pritur.

Nuk përbën ndonjë lloj surprize të madhe por as nuk është diçka që e kisha menduar.

Askush nuk mund të dali e të thotë që jam i gatshëm ti futem kësaj gare ose jo pa pasur e para një komunikim zyrtar.