Festa në shtëpinë “Rrezet e jetës”/ Aktivitet festiv për 1 Tetorin, Ditën Ndërkombëtare të Moshuarve

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gëzim, të moshuarit e Qendrës së Përkujdesit Rezidencial “Rrezet e Jetës” festuan më 1 Tetor, Ditën Botërore të të Moshuarve.

Çdo buzëqeshje dhe çdo përqafim dëshmonin se në këtë shtëpi të veçantë, mosha nuk është pengesë për të ndjerë dashuri dhe lumturi.

Nën tingujt e muzikës së këngëtarit Pajtim Struga, të moshuarit kënduan dhe vallëzuan së bashku, duke shijuar çdo moment të kësaj dite.

Administratorja e qendrës, znj. Lili Sadaj, e emocionuar deri në lot, tha se kjo është më e pakta që mund të bëhet për këta njerëz që kanë dhënë kaq shumë gjatë jetës së tyre.

Të moshuarit shprehën mirënjohjen e tyre për organizimin e festës dhe përkujdesin e përditshëm që marrin në qendër.

Atmosfera familjare dhe kujdesi i vazhdueshëm në “Rrezet e Jetës” janë një dritë shprese për ta, duke i bërë të ndihen të respektuar dhe të dashur.