Dështon sërish vendimi për “Sterilizimin”, gjyqtari-avokatëve: Jeni bërë si nxënësit e shkollës, ma ka mbyllur mami derën me çelës

Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepaj e Ilir Rrapaj dhe 6 të pandehur të tjerë, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar. Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’iu dhënë më tepër kohë që të përgatisnin kundërshtimet mbi gjetjet e SPAK, kërkesa të disa avokatëve që shkaktoi edhe nota humori në sallë me ndërhyrjen e gjyqtarit relator Bib Ndreca.
Bib Ndreca: “Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse si ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”.
SPAK tha se situata paraqitet e tillë më mënyrë të përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, dhe kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.
Seanca e radhës u la për në datën 15 tetor në orën 13:00