Tetori, muaji rozë/ Tomini: Tashmë kontrolli i gjirit më i thjeshtë për gratë
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në “Ora News”, theksoi rëndësinë e depistimit të hershëm për kancerin e gjirit dhe prezantoi lehtësimin e ri që u mundëson grave të kryejnë kontrollin pa kaluar më parë tek mjeku i familjes, duke thjeshtuar dhe shpejtuar procesin e depistimit.
" Muaji tetor nuk duhet të jetë vetëm tetor rozë, një tetor ndërgjegjësimi për ekzaminimin e hershëm të gjirit, por duhet të jetë në çdo muaj.
Ndërkohë, politikat e ministrisë së shëndetësisë, që nga viti 2024 e në vijim kanë sjellë dhe një lehtësim tjetër në drejtim të zbehjes së funksionit të sistemit të referimit me kalimin stafetë në të gjithë qarqet e vendit, kryesisht sipas rajoneve shëndetësore, për ta zbehur sistemin e referimit, për ti lehtësuar zonjat apo gratë, për të kryer procesin e depistimit, pa kaluar tek mjeku i familjes për të marr rekomandimin e për të vijuar me mjekun specialist.
Slogani i këtij viti është një slogan mjaft domethënës. "Çdo ditë vlen për jetën tënde!"
Është slogani i Ministrisë së Shëndetësisë me gjithë strukturat e tjera për të ndërgjegjësuar sa më shumë gratë", u shpreh Tomini.
