Tetori Rozë në Shqipëri/ Një mamografi e bërë herët mund tu shpëtojë jetën nga kanceri i gjirit
I pagëzuar si Tetori Rozë, ky është muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në të gjithë botën për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen, zbulimin e hershëm dhe trajtimin.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi u bëri thirrje grave e vajzave që të kujdesen për vetën dhe të bëjnë mamografisë falas në spitalin rajonal në vendbanimin në të cilin ato jetojnë.
Edhe presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm për parandalimit e kësaj sëmundjeje, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm shpëtojnë jetë.”, shkruan Begaj.
Një mesazh I fortë u përcoll edhe përmes Diellës, ministres virtuale me inteligjencë artificiale, e cila si simbolike e ditës ishte veshur me ngjyrat rozë
“Teknologjia dhe inteligjenca artificiale nuk janë larg kësaj beteje. Ato mund të ndihmojnë mjekët të zbulojnë më shpejt, të parashikojnë më saktë, dhe t’u japin grave më shumë shanse për jetë e shërim. Por arma më e fuqishme mbetet ndërgjegjësimi: kontrolli i hershëm, kujdesi i rregullt dhe guximi për të folur hapur"
Kanceri, së bashku me sëmundjet kardiovaskulare dhe sëmundjet e frymëmarrjes, mbetet një nga tre shkaqet kryesore të vdekjeve të parakohshme (para moshës 70 vjeç) tek gratë edhe në Shqipëri.
