PAMJE/ Zhvillohet në Tiranë kampionati Kombëtar i Padelit
Në Tiranë u zhvillua për 3 ditë kampionati Kombëtar i Padelit për vitin 2025.
Në ambientet e “Club APG Tirana”, më shumë se 100 sportistë të ndarë në 3 kategori të ndryshme, për meshkuj e femra, zhvilluan një garë të bukur sportive, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit të Padelit në Shqipëri.
Ndeshjet prodhuan shumë emocione dhe tërhoqën vëmendjen e shumë dashamirësve të kësaj disiplilne.
Fituesit e Kampionatit Kombëtar janë si më poshtë:
Kategoria 1 – Meshkuj
Alensio Serjani / Martin Muedini
Fjoralb Curri / Marco Montanaro
Kategoria 1 – Femra
Rea Qinami / Ida Goxha
Elonia Gjata / Alba Shuteriqi
Kategoria 2 – Meshkuj
Blendi Klosi / Saimir Ahmetaj
Xhorxh Gellci / Ylber Tola
Kategoria 3 – Meshkuj
Ergys Vladi / Donald Grabovari
Eldi Alimehmeti / Sokol Kepi
Në ceremoninë e dorëzimit të trofeve mori pjesë dhe Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, i shoqëruar nga Presidenti i Federatës së Padelit, Erjon Keri dhe Presidenti i Federatës Hungareze të ping pongut, Imre Kovacsics.

