Çiklizëm/ Tadej Pogacar mbron titullin kampion bote në Ruanda

Tadej Pogacar ka mbrojtur titullin kampion bote në Kigali të Ruandës falë një gare të madhe.

Çiklisti slloven, i cili nisi sulmin 104 km nga finishi në ngjitje të Malit Kigali, me triumfin në Afrikë futet në historinë e këtij sporti duke siguruar një titull, i cili do të mbahet mend gjatë pas pedalimit për plot 267.5km. 

Në vendin e dytë përfundoi Remco Evenepoel, i cili kaloi finishin pas 1 minutë e 28 sekonda.

Belgu ishte i pafat pasi humbi kohë për shkak të një problemi në biçikletë.

Pas tij u rendit çiklsiti irlandez Ben Healy.