DILEMAT E TEKNIKUT ZIKALTËR! Inter-Slavia Prague përballen të martën për Ligën e Kampionëve
Inter përballet me Slavia Pragën të martën në mbrëmje, në sfidën e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sipas medieve të huaja trajneri Kivu do të bëjë disa ndryshime në formacion. Dilemat mbeten te reparti i mesfushës, ndërsa portën zi-kaltër do ja besojnë për këtë sfidë Jan Sommer.
Interi dhe trajneri Kristjan Kivu kërkojnë të ruajnë qëndrueshmërinë, teksa ekipi përgatitet për sfidën e së martës për Ligën e Kampionëve, kundër Slavia Pragës.
Mediat italiane raportojnë për të paktën 5 ndryshime të mundshme ne formacionin titullar krahasuar me atë që zbriti në fushë në sfidën kundër CAGLIARIT.
Ndërsa një gjë mbetet e sigurtë që rregulli i rrotacionit do të respektohet, ku lojtarët me më përvojë do të alternohen me talentet e reja.
Sommer, i cili ishte në stol kundër Cagliarit, pritet të kthehet në portë, ndërsa Acerbi është i favorizuar ndaj De Vrij në mbrojtjen qendrore .
Akanji mbetet i paprekshëm në të djathtë, ndërsa Bastoni është në të majtë.
Në të njëjtin krah, Dimarco, pas performancës së shkëlqyer në Sardenjë e rifitoi vendin e titullarit, ndërsa Dumfries kthehet në krahun e djathtë .
Trajneri Kivu duket se ka dilemma si përket mesfushës, me Sucic të favorizuar ndaj Mkhitaryan. Për momentin, Barella dhe Calhanoglu duken të paprekshëm, ndërsa Frattesi dhe Zielinski mbeten ne pikëpyetje.
Sulmi mund të udhëhiqet nga kapiten Lautaro Martinez, I cili në ndeshjen e fundit ndaj Cagliarit tregoi potencial të jashtëzakonshëm.
Por nuk përjashtohet mundësia që Thuram ta marrë këtë rol dhe njëri prej tyre të fillojë nga stoli. Minuta pritet të marrin po ashtu sulmuesi Pio Esposito dhe francezi Bonny.
Inter e ka nisur sezonin e ri me tre fitore dhe 2 humbje ne kampionat, teksa po ashtu ka korrur sukses ndaj Ajaxit në sfidën e vlefshme per Ligën e Kampionëve.

