Zhvillohet Kupa e Shqipërisë në gjimnastikë artistike për fëmijë dhe të rinj
Federata Shqiptare e Gjimnastikës zhvilloi Kupën e Shqipërisë në Gjimnastikë Artistike, me grupe të ndryshme moshash, për femra e meshkuj.
Aktiviteti i zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër kishte rivalitet shumë të madh dhe u përcoll me shumë interes.
Në garat individuale femra, kategoria 7-8 vjeç spikatën sportistet Hera Mustafa, Lea Qerimaj dhe Megi Plavmyzhaj e ‘Sky 07 gym’. Ekipore vendin e parë e mori ‘Sky 07 gym’, ndjekur nga ‘Gjimnastika Xheni’ dhe ‘Olim Park Albania’.
Në kategorinë 9-10 vjeç, Grupi A, fitues u shpallën Amantia Lleshi, Nadia Daci dhe Maria Zefi. Ekipore dominoi ‘Gjimnastika’ dhe ‘Gjimnastika Xheni’.
Në Grupin B fitues u shpallën Gjoela Neziri, Enesa Sulaj dhe Angela Preka.
Në kategorinë 11-12 vjeç fitues u shpallën Mishela Bitanji, Viktoria Simoni dhe Nil Elbasani. Ekipore fitues u shpallën ‘Gjimnastika’, ‘Gjimnastika Xheni’ dhe ‘Skënderbeu’.
Kategoria 13-14 vjeç fitues u shpallën Silja Muhameti e Tomorrit, Merili Islami e Skënderbeut dhe Ilenia Sevdari e Tomorrit. Ndërsa në kategorinë mbi 15 vjeç fituese u shpallën Eralda Zemanaj e Barletit, Orkida Gjoka e Barletit dhe Sara Moleci e ekipit Gjimnastika.
Për djem, në kategorinë 7-8 vjeç fitues u shpallën Darling Lamaj i Tomorrit, Noed Veleshnja i Tomorit dhe Devis Ndoja nga Gjimnastika. Në kategorinë 14-15 vjeç fitues u shpall Eduard Zefi nga ‘Gjimnastik’a dhe mbi 16 vjeç fitues u shpallën Dion Mucoglava i ‘Tomorrit’ dhe Destan Mera i ‘Skënderbeut’.
E veçanta në këtë aktivitet ishte se të gjithë gjyqtarët ishin nga Çekia, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Paris 2024.

