BICAJ NË KRYE TË LUSHNJËS! Trajneri merr drejtimin e ekipit, premton rezultate pozitive
Me një krizë rezultatesh në javët e para të kategorisë së parë, Lushnja ka emëruar trajnerin e ri. Ditmar Bicaj merr drejtimin e skuadrës, që në 5 ndeshje ka po aq barazime.
Ditmar Bicaj është zyrtarisht trajneri i ekipit të Lushnjës. Palët kishin rënë dakord ditë më parë, ndërsa prezantimi është bërë këtë të hënë.
Bicaj u shpreh besimplotë në ringritjen e skuadrës duke besuar tek ekipi dhe tifozeria atje.
Vlerat si trajner ia evidentoi edhe kryebashkiakja e Lushnjës.
Bicaj vjen në krye të stolit të lushnjarëve pas një eksperience shumë të mirë si trajner i Burrelit në sezonin e kaluar.
Me përkushtim dhe profesionalizëm arriti ta rendisë skuadrën ndër më të mirët e kategorisë së parë.
Bicaj është emër i njohur edhe për futbollin shqiptar, ku ka luajtur me disa skuadra të mëdha në vend, si dhe me ekipin kombëtar.
