Udhëtim sfidues drejt Kazakistanit! Ekipi i Realit fluturoi 8 orë pa ndalesa, pas derbit. Alonso: Duhet të përshtatemi
Real Madrid do të përballet me ekipin Kairat Almaty të Kazakistanit, në sfidën e radhës së Champions Leage. Trajneri dhe ekipi nuk i tremben kundërshtarit, por ajo cfarë rezultoi vështirësi reale për ta ishte rruga e gjatë me avion, menjëherë pas derbit madrilène.
Të martën luhet sfida mes Kairat Almatyt dhe Real Madridit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
Ende pa u bërë 24 orë nga derbi ndaj Atleticos, qe u mbyll me rezultat negativ për ta, madrilenët morën avionin për të bërë një udhëtim të lodhshëm prej tetë orësh, deri në qytetin e largët të Kazakistanit.
Ekipi Xabi Alonsos mbërriti në orët e para të mëngjesit të së hënës në Almatay, teksa udhëtuan me një avion privat, pa bërë asnjë ndalesë.
Krahas lodhjes fizike, pa mundësi për t’u shplodhur plotësisht, temperaturat po ashtu janë rreh 15 gradë celcius në shtetin aziatik. Kohë e ftohtë me të cilën ekipi spanjoll nuk është mësuar, ndryshe nga vendasit, kërkon një përgatitje më specifike fizike.
"Duhet të përshtatemi me kushtet, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo. Ne e ndryshuam rutinën tonë të zakonshme, por në futboll njerëzit më të zgjuar janë ata që mund të përshtaten më mirë... është thjesht një ndeshje tjetër dhe nuk është pengesë apo justifikim", deklaroi spanjolli.
Sfida do te luhet në stadiumin “Ortalyq”, i cili kapacitet prej 23 mijë vendesh, por që nuk ka rezultuar aq fatsjellës për ekipet e mëdha.
Trajneri Alonso ka udhëtuar me formacionin e plotë drejt Kazakistanit, me shpresën që do kthehet energjia përsëri në grup pas humbjes së derbit madrilen.

