PSG-Barcelona/ Supersfida e Championsit i besohet gjyqtarit anglez

Michael Oliver do të jetë arbitri i takimit mes PSG-së dhe Barcelonës.

UEFA ka caktuar sot arbitrat për takimet e të martës dhe të mërkurës dhe i ka besuar duelin në fjalë kryesorit anglez.

Sezonin e kaluar 40-vjeçari arbitroi dy herë PSG-në.

Në fazën e grupit ai gjykoi ekipin francez në takimin me Salzburg (3-0), ndërsa takimi tjetër është ai i vlefshëm për fazën play-off në ndeshjen e fituar nga PSG me shifrat 7-0 përballë Brest.

Oliver sezonin e kaluar ka arbitruar edhe një ndeshje të Barçës në barazimin 2-2 përballë Atalantës.