Një elefant sulmon dy çifte ndërkohë që po bënin safari, momenti kur i shpëtojnë mrekullisht vdekjes
Dy çifte njëri amerikanë dhe tjetri britanik, të cilët po bënin safari në Botsvana u sulmuan nga një elefant i tërbuar, i cili u sul dret tyre dhe goditi njërën nga gratë me feçkën e tij.
Daily Mail raportoi se mendohet se ajo mbijetoi vetëm pasi elefanti e humbi nën ujin e turbullt dhe nuk ishte në gjendje ta përfundonte duke e shkelur, dhe ndaloi së përpjekuri pas 10 sekondash.
Ata po tërhiqeshin me shkopinj në stilin e gondolës mes ujërave të cekëta të Deltës Okavango, Botsvana. Por, udhërrëfyesit e tyre i çuan shumë afër një elefanti femër dhe dy këlyshëve të saj.
Një pamje dramatike tregon se si guidat me dëshpërim kthehen prapa në mënyrë që të largohen nga elefanti, i cili bën zhurmë ndërsa ai mbyll hendekun midis tyre dhe përdor feçkën dhe dhëmbët e tij për të përmbysur dy kanoe.
Katër turistët në të dy kanoet u hodhën në ujërat e mbushura me krokodilë të Deltës, ndërsa dy guidat e tyre duket se i braktisin dhe vrapojnë drejt bregut të sigurt të lumit.
