"Na vodhën industrinë e kinemasë"/ Trump vendos taksë 100% për filmat e huaj xhiruara jashtë SHBA-së

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kthyer sytë nga prodhimi ndërkombëtar i filmave, duke njoftuar një tarifë 100% për të gjithë filmat e xhiruar jashtë territorit amerikane.

Trump akuzoi vendet e tjera se po vjedhin industrinë e filmit të Shteteve të Bashkuara, duke e krahasuar këtë praktikë me marrjen e karameleve nga një foshnjë.

Ai tha se Kalifornia është goditur më rëndë, gjë që ia atribuoi dobësisë dhe paaftësisë së guvernatorit lokal. Sipas tij, shteti i Kalifornisë ka pësuar dëmin më të madh nga kjo praktikë, për të cilën fajësoi dobësinë dhe paaftësinë e guvernatorit lokal.

Ai e cilësoi vendimin për vendosjen e tarifave si një përgjigje ndaj një problemi të vjetër dhe të pafund që, sipas tij, ka minuar për vite me radhë industrinë amerikane të filmit.

“Ju faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje,” u shpreh Trump në fund të deklaratës së tij, duke e mbyllur me sloganin e njohur: “Make America Great Again.”