Lu*ta me Ukrainën, Putin urdhëron rekrutimin e 135 mijë ushtarëve të rinj në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 16:52
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron rekrutimin e 135,000 qytetarëve gjatë vjeshtës në Rusi, raporton agjencia shtetërore e lajmeve ruse Tass.
Sipas mediave të huaja, ushtarakët e rinj, të moshës 18-30 vjeç, do të rekrutohen për shërbim ushtarak nga tetori deri në dhjetor të këtij viti.
Drafti i vjeshtës është një nga dy periudhat kryesore të rekrutimit ushtarak në Rusi, ndërkohë që tjetri është në pranverë.
Gjatë prillit, Putin kishte urdhëruar rekrutimin e 160,000 burrave, numri më i lartë i rekrutëve që nga viti 2011.
Për rekrutimin ushtarak në vjeshtë të këtij viti, ai ka thirrur 2,000 rekrutë më shumë sesa gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
