BE: Objektivat aktuale të prodhimit të mikroçipave, jorealiste

Vendet anëtare të BE-së kanë shprehur dyshime për arritjen e objektivave të prodhimit të mikroçipave – të vendosura nga Bashkimi Evropian, dy vjet më parë.

“Është “jorealiste” që aksionet e tregut të BE-së në tregun global të mikroçipave të rritet në 20% deri në vitin 2030″, sipas një dokumenti të përbashkët të bllokut.

Në vitin 2023, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord të avancojnë me zgjerimin e industrisë së mikroçipave në BE, me investime prej disa miliardë eurosh.

Vendet po bëjnë thirrje për një rishikim gjithëpërfshirës të strategjisë së gjysmëpërçuesve.

Nënshkruesit e kritikuan objektivin aktual pasi nuk ka një fokus të qartë strategjik se ku dhe pse Evropa duhet të udhëheqë në zinxhirin e vlerës së gjysmëpërçuesve.

“Sektori është i rëndësishëm, madje edhe thelbësor në fusha të tilla si prodhimi i automobilave, telekomunikacioni, mbrojtja dhe inteligjenca artificiale”, tha BE.

Ata po bëjnë thirrje për një proces më të shpejtë miratimi në buxhetin e ardhshëm të BE-së.