Talebanët lirojnë pengun amerikan! Rikthehet në shtëpi pas 9 muajsh në duart e grupit në Afganistan

Një qytetar amerikan u lirua pasi u mbajt peng për 9 muaj nga talebanët në Afganistan. Autoritet thonë se do të vijojnë bashkëpunimin pa specifikuar se cila ishte arsyeja e pengmarrjes së shtetasit amerikan.

Amir Amiry, një qytetar amerikan, i mbajtur peng nga Talebanët në Afganistan për rreth nëntë muaj është liruar dhe kthyer në shtëpi falë negociatave të Katarit dhe përfaqësuesit special të SHBA-së për çështjet e pengjeve.

Grupet i përdorin pengjet për të kërkuar diçka nga qeveritë, si lirimin e anëtarëve të tyre të burgosur ose përfitime të tjera politike.

Në disa raste, duan të dërgojnë mesazhe frike dhe të tregojnë fuqinë e tyre, në të tjera pengmarrësit kërkojnë edhe para në këmbim.

Autoritetet nuk e kanë spefcifikuar se cila prej këtyre arsyeve e coi Amir Amiry në duart e talebanëve, por sekretari amerikan i shtetit falënderoi Katarin dhe tha se SHBA do të vazhdojë përpjekjet për të ndihmuar çdo amerikan që mbahet peng padrejtësisht.

Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në vitin 2021, Talebanët morën kontrollin e shumicës së vendit, përfshirë edhe bazat ushtarake që dikur përdornin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Një nga këto baza ishte baza ajrore Bagram, që ka qenë baza kryesore ushtarake amerikane në Afganistan për më shumë se 20 vjet.

Ata tani kanë fuqi ushtarake e i përdorin këto baza për të forcuar pozicionin e tyre në vend.

Shtetet e Bashkuara e shohin këtë si një humbje strategjike dhe një sfidë për sigurinë në rajon.