Derbi Tirana-Dinamo/ Thomaj: Kishte shumë pak interesa në stadium, ishin rreth 200 tifozë

Flori Thomaj në “Ora Sport” tha se derbi i kryeqytetit që kanë prodhuar histori dhe të ketë kaq pak interes me rreth 200 tifozë është e trishtë.

Thomaj: Një derbi që vjen në kryeqytet pas një viti e ca më në fund erdhi në kryeqytet dhe thash që të shkoj ta shoh. Kishte shumë pak tifozë për një derbi të tillë, ndoshta nuk ishte shumë kritike për të dyja ekipet. Dinamos nuk i falet të gabonte, ndërsa Tirana ishte më dobët. Kur shkoj unë në stadium ishin 200 tifozë. Derbi i kryeqytetit që kanë prodhuar histori dhe të ketë kaq pak interes.