Çobani: Për të ardhur keq që derbi kaq i rëndësishëm si Tirana-Dinamo, të luajnë jashtë Tiranës

Artur Çobani në “Ora Sport” tha se është për të ardhur keq që një derbi kaq i rëndësishëm si Tirana-Dinamo, të luajnë jashtë Tiranës.

Çobani: Derbi ka gjithmonë interes tek tifozët, por më shumë u bë një kohë e gjatë, ndoshta një vit, që të dyja këto skuadra degdiseshin ku të gjenin fusha për të lozur, deri në Vlorë e Kukës. Ardhja në stadiumin e tyre, që sot e kanë bashkarisht dhe investojnë që t’i bëjnë ndeshjet këtu për tifozët e tyre. Është për të ardhur keq që një derbi kaq i rëndësishëm, të luajnë jashtë Tiranës.