Rabiot habitet me Luka Modriç: Nuk e di se si mund të vrapojë kështu në moshën 40 vjeçare!

Mesfushori i Milanit, Adrien Rabiot, foli për DAZN pas fitores 2-1 të Milanit ndaj Napolit.

Francezi u ndal pikërisht te shoku i tij i skuadrës, Luka Modriç.

“Në këto ndeshje, kur je 10 kundër 11, duhet të japësh më shumë, ky është mentaliteti që duhet të kemi.

Të luash me Lukën është e lehtë, ai di si ta menaxhojë lojën, madje edhe duke vrapuar kështu për 90 minuta në moshën 40-vjeçare.

Nuk e di si ia del.

Atij i pëlqen të luajë futboll, e shijon fushën. I pëlqen të mbrohet, të sulmojë… Jo vetëm ai, ne kemi shumë cilësi, madje edhe lojtarët e rinj.

Edhe ne argëtohemi duke u mbrojtur, të gjithë luajtën mirë sonte, nuk ishte e lehtë.

Por edhe me 10 lojtarë, pamë se mund të bëjmë shumë mirë”, tha francezi.