Refik Halili ndërhyn live në “Ora Sport”: Të pavërteta ato që thuhen për Tiranën, javës tjetër vij në emision...

Në “Ora Sport”, presidenti i Tiranës, Refik Halili ndërhyri live në emision përmes telefonit, duke thënë se janë të pavërteta ato që thuhen për Tiranën dhe tha se do të vijë javës tjetër në emision.

Halili: Jam i gatshëm që të vij në emision të flasim dhe nëse kam mundësi të kesh Dabullën dhe Çobanin që të bëjmë një ballafaqim. E shoh se është shkelur shumë mbi klubin e Tiranës. Nëse keni mundësi javën e ardhshme jam në emision sepse janë kthyer studiot televizive si një kioska ku flasin të gjithë.

Ne mund të diskutojmë edhe financat nëse janë ashtu sikurse thonë, apo janë ndryshe. Mund të flasin të gjithë për futbollin apo për qeverinë, sepse janë bërë të gjithë mjeshtra, duke qenë se e kanë gabim duke folur pa baza. Unë do të vijë në emision dhe të shoh kush flet!