"Sollët 19 projektligje për një ditë"/ Zhupa: Nuk mund të kalojë një procedurë për 5 minuta

Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar zhvillimin e seancave me debat në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, Zhupa theksoi se PS-ja ka sjell 19 projektligje për një ditë dhe po tenton që t'i kalojë ato në një procedurë për 5 minuta.  

“Sollët 19 projektligje për një ditë. Procesverbali është i rëndësishëm për të kuptuar se si funksionon Kuvendi dhe seanca dhe kush është prioriteti. Nuk mund të kalojë një procedurë për 5 minuta.

Duhet transparenca dhe diskutimi dhe kjo ka munguar në atë procesverbal dhe rrezik do mungojë edhe te të tjerët”, tha Zhupa.