VIDEO/ GJKKO refuzon mediat tek ‘Partizani’, Malltezi kundërshton vendimin: Kërkova transparencë, jo pamje për show...

Në seancën gjyqësore të së hënës për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Jamarbër Malltezi, mediat kishin shprehur interesin për të ndjekur të gjithë zhvillimin e seancës, kërkesë për të cilën vetë Malltezi ishte shprehur dakord.

Megjithatë, GJKKO vendosi të rrëzojë kërkesën për regjistrim, duke lejuar vetëm filmimin e momenteve të nisjes së seancës, siç është praktika e zakonshme në shumicën e proceseve gjyqësore. Malltezi reagoi pas vendimit, duke e kundërshtuar vendimin e gjykatës dhe duke theksuar se qëllimi i kërkesës së tij ishte transparenca e plotë, dhe jo krijimi i një efekti mediatik të njëanshëm.

Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të pasur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë, duke lejuar vetëm regjistrimin e fillimit të seancës. Unë nuk mund të lejoj që të filmohen vetëm pamje sa për show. Po të jepej mundësia për të parë të gjithë seancën, do ta kuptonit që gjykata dhe prokuroria janë bërë lepe-peqe”, u shpreh Malltezi.

Procesi ndaj Malltezit vijon në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave të ish-klubit sportiv “Partizani”, ndërkohë që mbrojtja këmbëngul për transparencë të plotë dhe publikim të gjerë të çdo zhvillimi gjyqësor.

Në reagimin e tij për mediat jashtë GJKKO-së ku po do mbahej seanca e radhës për dosjen ‘Partizani’, Malltezi u ndal te raporti i fundit i publikuar nga DASH për Shqipërinë, ku dënohej korrupsioni masiv i përhapur në qeveri dhe drejtësi.

Gjitashtu Malltezi theksoi se në raportin e DASH Edi Rama akuzohet se ka nxjerrë ligje nominative për klientët e tij.

Malltezi: Që mashtroi duke falsifikuar dokument shërbimeve sikur gjoja Hunter Biden nuk kishte pasur laptop. Pra kur arriti të mashtronte Kongresin dhe të gjithë popullin amerikan imagjino si i kishte lolot e Soros. Kjo kukull nuk është më dhe bashkë me barin e saj e mori me vete. Kjo kukulla vinte përherë këtu dhe i rreshtonte prokurorët dhe gjyqtarët e Soros sikur të ishin birrila. Pa pikë respekti dhe dinjiteti për veten e tyre. Kjo kukulla u qërua bashkë me barin e saj.

Kemi një lajm të dytë nga Amerikan që erdhi dje, klima e biznesit në Shqipëri. Çfarë tha?

Korrupsion i përhapur në të gjithë qeverinë dhe në të gjithë gjyqësorin. Pra u bë reforma në drejtësi dhe u shtua korrupsioni. Ky ishte përfundimi i reformës Soros në drejtësi. Soros është i hetuar në vendin e tij dhe duhet të hetohet dhe në Shqipëri. Të gjithë lolot e Soros nuk e kanë vendin në drejtësi, por duhet të përballen me drejtësinë.

E dyta, pastrim masiv i parave të narkosit në kullat që i jep Edi Rama. Edi Rama ka shkelur Kushtetutën, ka mërrë të gjitha lejet, i ka zeruar të gjithë kryetarët e bashkive që të japë vetë leje dhe të ndajë paratë me narkotrafikantët.

Së treti, ky raport thotë që Edi Rama ka nxjerrë ligje nominative për klientët e vetë. Ligje nominative qoftë për investimet strategjike, qoftë për Bolinon qoftë për vëllain e vetë.

Të gjitha këto janë sinjale që kanë ardhur vetëm 4 ditët e fundit nga Amerika.