"Shqipëria po udhëheq"/ Rama në konferencën për nanoteknologjinë: Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona
Në Tiranë zhvilloi sot punimet Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, një hapësirë dialogu dhe mundësish të reja. Në kongres, të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades Ventura, si dhe anëtarë të Akademisë së Shkencave. Fjalën e saj në aktivitet e mbajti edhe ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella.
Duke marrë fjalën në këtë Kongres, Rama theksoi se “tashmë gjendemi në një agim të ri për Shqipërinë, si një komb që guxon të udhëheqë e jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në rajon.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një periudhë të re në lidhje me tekonologjinë. Duke folur në një konferencë, Rama ka theksuar se guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e Shqipërisë. Ndërkohë që ka shtuar vizioni për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet, novacion dhe shkencë.
"Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë. Më lejoni të them që Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen por ta bëjë pjesë të saj, Diella nuk është një lodër. Përmes saj kemi shndërruar atë që ka qenë domein i së mjegulltës.
Jemi të bindur që do të jemi në gjendje që do të ofrojmë përmes Diellës, për t’i bërë tenderat publik, të hapur e transparent dhe integritet siç nuk është parë më parë. Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet, novacion dhe shkencë”, tha Rama.
Kryeministri shprehu bindjen se “herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë përmes Diellës një instrument të jashtëzakonshëm për t’i bërë tenderat publikë të hapur, transparentë dhe me integritet, siç nuk është parë më parë”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është një vend që guxon dhe shfrytëzimi i inteligjencës artificiale është një shtyllë themelore e qeverisjes, jo thjesht një instrument.
Rama theksoi se “përparësia jonë kyçe dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë e 2030 në Bashkimin Europian është shumë qartësisht e rrënjosur në integritet, novacion dhe udhëheqje shkencore”.
Duke iu referuar mbledhjes së kësaj konference në Tiranë, Rama theksoi se “kjo ngjarje ilustron shumë më tepër se fjalët atë që po synojmë e po përpiqemi të bëjmë çdo ditë”.
“Ne do të mobilizojmë më shumë burime, reforma institucionale e kapital njerëzor për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë, por që rrezaton dhe është zgjeruar jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha Rama.
Për këtë, kryeministri kërkoi që “çdo program i madh inovacioni, çdo terren shkencor, çdo projekt të ketë standarde të larta dhe mbikëqyrje të ndihmuar nga inteligjenca artificiale”.

