EMRI/ Ankimoi në GJK vendimin për shkarkimiin e tij nga drejtimi i Bashkisë , ja kush do jetë relatorja që do të shqyrtojë çështjen e Veliajt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 12:45
Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.
Veliaj ka depozituar pranë Kushtetueses një kërkesë për shfuqizimin e vendimit që e largoi nga posti, duke e konsideruar atë të paligjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.