Tirana drejt zgjedhjeve/ Andoni: Opozita nuk e ka marrë akoma seriozisht këtë betejë
Analisti Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita nuk i ka marrë akoma seriozisht zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt.
Andoni: Në një moment që realisht pjesa opozitare e politikës por mbi të gjitha edhe e publikut opozitar i cili nuk është dakord më me politikat e Ramës por edhe politikat e njerëzve të tij sidomos në këtë rast me politikat e e Veliajt.
Që tashmë ka tre akuza mbi kurrizin e vet por mbi të gjitha edhe gjatë funksionimit të tij ne pamë që shumë gjëra për qytetin tonë linin shumë për të dëshiruar.
Në këtë sens po them që opozita do të fitojë kohë.
Sepse opozita nuk e ka marrë akoma seriozisht këtë betejë, e cila është betejë e pjesshme.
Ne po shikojmë që në këtë fitim kohe ata mundohen që këtë ‘patate të nxehtë’ po flas në një sens metaforik ta çojnë nga dora në dorë.
Në këtë moment që po flasim, PD dhe opozita e bashkuar jo vetëm që duhej të kishin kandidatë por sot ata duhej të kishin strukturat kapilare në të gjithë qarkun e Tiranës.
