EMRI/ Tentoi të vr*ste një shtetas në Velipojë para një viti, ekstradohet nga italia 26-vjeçari

Një 26-vjeçar nga Shkodra, Kristjan Lulaj, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje dhe mbajtje pa leje të armëve.

Ngjarja lidhet me plagosjen me armë zjarri të shtetasit E. P., më 2 prill 2024, në fshatin Baks të Velipojës.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Tentoi të vriste një shtetas, në fshatin Baks, Velipojë, në muajin prill 2024, ekstradohet nga Italia, 26-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë dhe Italisë, për vepra penale të ndryshme, në kuadër të operacionit "The Wanted", u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit Kristjan Lulaj, 26 vjeç, të lindur në Shkodër.

26-vjeçari ishte në kërkim, sepse në maj 2025, Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Më datë 02.04.2024, shtetasi K. L. ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. P., në fshatin Baks, Velipojë.