Pl*gosi 40-vjeçarin, arrestohet autori i ngjarjes në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 12:29
Është arrestuar autori i plagosjes të ndodhur pak më parë në qytetin e Vlorës.
Policia bën me dije se 35-vjeçari, i identifikuar me inicialet B. B. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.
“Rreth orës 10:00, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar lehtë në krah me një send të fortë, shtetasi E. G., 40 vjeç, banues në Vlorë. Autori i dyshuar, shtetasi B. B., 35 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e bluve.
