G*diti mjekun, procedohet penalisht farmacist në Delvinë, shkak konflikti në punë

Një farmacist 24-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Delvinës, pasi ka goditur me pëllëmbë në fytyrë një mjek 68-vjeçar. Policia dyshon se ky veprim ka ndodhur si shkak i keqkuptimit mes dy personave gjatë detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek”, njofton policia.