Vr*sja e Klevis Lleshit në vitin 2020, arrestohen dy persona! Në kërkim porositësi dhe një tjetër (EMRAT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2025, 12:49
Nga operacioni i SPAK janë arrestuar Sabah Nuzi dhe Samet Loka, të dy 31 vjeç, të cilët dyshohen për veprat penale: vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjesim të kufomës, pastrim i produkteve të veprës penale, grup i strukturuar kriminal dhe veprat penale të kryera nga një grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Aurel Hoxha, i njohur edhe me emrin Aurelinjo Kalaveri, 36 vjeç, dhe shtetasi Sajmir Kolaveri, të dyshuar për të njëjtat akuza.
