Seanca paraprake në GJKKO për Metën, vendoset sot nëse dosja kalon për gjykim, kthehet në SPAK apo…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 09:04
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë nëse e kalon për gjykim, e kthen në SPAK apo e pushon hetimin. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00.
SPAK pretendon se gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin. Përveç Metës dhe Kryemadhit, janë dërguar për gjykim edhe tre persona të tjerë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.
